Më shumë për ne

Me qëllim që qytetarëve të qytetit të Shkupit dhe vizitorëve të kryeqytetit tu mundësohet ballafaqimi me nevojën e zmadhuar për vende të parkimit dhe me mobilitetin e ndërlikuar të mozaikut të komunikacionit të kryeqytetit, Qyteti i Shkupit u përpoq që në mënyrë të shpejtë dhe ekonomike, të pranueshme për të gjithë, të zgjidh problemin, njëkohësisht edhe dëshirën e të gjithë qytetarëve për sigurim të lehtë të vendit për parkim. Me këtë u kontribuua në procesin e zvogëlimit të rreziqeve në komunikacion, me të cilat qytetarët ballafaqohen për çdo ditë.     Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, solli vendim për themelimin e Ndërmarrjes publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, veprimtaria themelore e së cilës, në pajtim me Ligjin për ndërmarrjet publike, neni 1, është realizimi i veprimtarisë me interes publik. Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup është themeluar më 13.10.2003.