SEKTORI “MERIMANGA

  • Më tepër informacione për sektorin

Veprimtaria themelore e Sektorit “Merimanga” është zhvendosja dhe mënjanimi i automjeteve të parkuar në mënyrë informale, me urdhër të personit të autorizuar (policia e komunikacionit ose inspektori komunal) në territorin e Qytetit të Shkupit.

Shërbim i “Sektorit Merimanga” ka për detyrë që të kujdeset për rregullimin e komunikacionit në Qytetin e Shkupit, të ndihmojë për pastrimin e rrugëve të komunikacionit dhe të mundësojë qarkullim më të lehtë të komunikacionit.

Njëkohësisht, Sektori “Merimanga” me urdhër të inspektorit komunal, realizon mënjanimin e automjeteve nga sipërfaqet e gjelbëruara dhe dislokimin e automjeteve të shkatërruara.

Sektori disponon me gjithsej 8 (tetë) automjete të specializuara “Merimanga”.

  • Orari i punës

Ngritja, përkatësisht mënjanimi i automjeteve dhe realizimi i pagesës për automjetet e mënjanuara të cilat kanë qenë të parkuar në mënyrë informale, realizohet për çdo ditë, gjatë 24 orëve, shtatë ditë të javës.