Elektromobilat        

Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, në mënyrë permanente punon drejtë implementimit të tërësishëm të “Eko projektit” i cili njihet edhe si “Grin proekt” që përfshin furnizimin e biçikletave të reja, me sistem të vetë huazimit, dhe furnizimin e elektromobilave.

Kjo fazë e implementimit të “Grin proekt” do të përfshij edhe projektin për Elektromobilat, përkatësisht projektin  CITY ELECTRO MOBIL që paraqet një risi tejet e rëndësishme, si për ndërmarrjen ashtu edhe për Qytetin e Shkupit dhe për qytetarët.

Ndërmarrja publike realizoi furnizimin e 5 (pesë) elektromobilave, qëllimi primarë i të cilëve është ngritja e vetëdijes ekologjike të qytetarëve, si dhe për shëtitjen turistike nëpër kryeqytet. Me elektromobilat, qytetarëve dhe vizitorëve të qytetit, do tu mundësohet qasje deri te gjitha lokalitetet turistike të lokalizuara në afërsi të hapësirës së parkimit, ku të njëjtit do të akomodohen, përkatësisht në parkingun “Sheshi Maqedonia”. Për këtë qëllim, Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, i njofton të gjithë shfrytëzuesit e interesuar se vizita e lokaliteteve turistike do të organizohet përmes udhëheqësit turistik.

Mënyra e huazimit të elektromobilave do të organizohet edhe përmes sistemit për vetë huazim, në pajtim me Rregulloren për huazim dhe shfrytëzim të elektromobilave që është në fazë të përpilimit.

Elektromobilat, zyrtarisht do të lëshohen në përdorim më datë 01.04.2014, nëse këtë gjë e lejojnë kushtet klimaterike.

Detajet rreth çmimores së shërbimeve për të njëjtat shërbime, do të publikohen në mënyrë plotësuese