Elektrobiçikletat


Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, i njofton të gjithë qytetarët se edhe këtë vit, ndërmarrja në bashkëpunim me themeluesin Qytetin e Shkupit, i realizoi aktivitetet në drejtim të përmirësimit të projektit “Shkup, huazo biçikleta”. Për këtë qëllim, këtë pranverë zyrtarisht do të lëshohen në përdorim elektrobiçikletat e furnizuara por edhe 250 biçikletat e zakonshme me të cilat disponon ndërmarrja. Parkingu i qytetit, për sezonin vijues, realizoi furnizimin e 10 elektrobiçikletave, me këtë u zmadhua dhe përtëri auto parku i saj. 

Me implementimin e projektit “Shkup, huazo biçikleta”, qëllimi i ndërmarrjes është ngritja e vetëdijes ekologjike te qytetarët, që do të kontribuojë dhe rezultojë me ndryshimin e shprehive të tyre. Biçikletat mund të shfrytëzohen edhe si mjet alternativ i transportit, në veçanti në pjesën qendrore të qytetit, që nënkupton edhe zvogëlimin e nivelit të gazrave të dëmshme emetuese në ajër, kurse si rezultat i kësaj do të kemi një ambient më të pastër. Gjithashtu, elektrobiçikletat janë një mundësi e mirë për plotësimin e qëllimeve rekreative dhe turistike të qytetarëve. Nga njëra anë, me elektrobiçikletat mundësohet mobiliteti i zmadhuar i qytetarëve dhe vizitorëve të Shkupit, si dhe qasja deri te të gjitha monumentet në territorin e kryeqytetit që kanë rëndësi kulturore dhe historike, dhe nga ana tjetër, qytetarëve do tu mundësohet huazimi i biçikletave dhe kënaqësia e shoqërimit me miqtë dhe më të afërmit. 

Elektrobiçikletat do të jenë në qasje vetëm në një lokalitet, në sheshin “Maqedonia”, ku edhe detyrimisht duhet të kthehen pas skadimit të kohës së huazimit, kurse biçikletat e zakonshme do të mund të huazohen prej lokaliteteve tani më të njohura: në parkingun publik “Treska”, në parkingun publik “Spitali i qytetit”, në parkingun publik Spitali i përgjithshëm i qytetit “8-të Shtatori”, në Komunën e Aerodromit në zonën D3 Qendra Tregtare “Biser”, vlen të theksohet se në sezonin e ri të vitit 2014, biçikletat do të jenë në qasje edhe në lokalitetin e ri, në garazhin në kate “Shën Qirili dhe Metodi”. Detajet rreth çmimit dhe kushteve për huazim të elektrobiçikletave, do të kumtohen në mënyrë plotësuese në ueb faqen tonë.