Më shumë për ne

  

Misioni


Misioni ynë është përmbushja e nevojave të qytetarëve dhe zgjidhja efektive dhe efikase e problemeve që kanë të bëjnë me parkimin në territorin e Qytetit të Shkupit. Duke vepruar në këtë mënyrë dhe përmes procesit të ofrimit të paanshëm të vend parkimeve për të gjithë qytetarët, në të njëjtën kohë kujdesemi edhe për mirëmbajtjen e parkingjeve me të cilat ekonomizon ndërmarrja jonë. NP “Parkingu i qytetit” mundëson që parkimi të jetë i lehtë. 

Vizioni


Ne jemi një ndërmarrje që i përkushtohet zhvillimit, mirëmbajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që i ofrojmë dhe në mënyrë të vazhdueshme synojmë të mundësojmë qasje në vendet e parkimit për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këto shërbime. Dëshira jonë është arritja e standardeve të larta në veprimtarinë e parkimit, që njëherit përbën edhe bazën e zhvillimit të deritanishëm por edhe të ardhshëm si dhe implementimin e risive inovative. Ne do të vazhdojmë drejtë rrugës së suksesit, me këtë do të arsyetojmë edhe besimin e qytetarëve dhe do të mbetemi edhe më tej si një ndërmarrje e besueshme që posedon pjesën më të madhe të parkingjeve publike në territorin e qytetit të Shkupit.  

Qëllimi

Qëllimi i ndërmarrjes sonë publike është përmbushja e nevojave të qytetarëve dhe kontributi pozitiv për mirëqenien shoqërore, me kujdes të veçantë për ambientin jetësorë. Gjatë veprimit në pjesën më të madhe të territorit të qytetit të Shkupit, ne po synojmë që të përmirësojmë nivelin e kulturës civile të komunikacionit në pjesën e parkimit, përmes çrrënjosjes së shprehive negative për keqpërdorimit të trotuareve dhe rrugëve automobilistike nëpër zonat e komunikacionit të këmbësorëve dhe të parkingut. Njëkohësisht, me vendndodhjen e volitshme të parkingjeve, zonave të parkimit me të cilat ekonomizon ndërmarrja si dhe me garazhin në kate, synojmë që në masë të konsiderueshme të zvogëlojmë tollovitë dhe ngecjet e trafikut në rrugët kryesore të komunikacionit në qytetin e Shkupit.Thjeshtë thënë, më shumë vend parkime për të gjithë!